Xiaomi shpjegon teknologjinë e re të kamerës transparente nën ekran

E publikuar: 10/06/2019 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beteja e “notch” mori fund shumë shpejtë dhe kompani si Oppo dhe Xiaomi kanë filluar të punojnë me kamera transparente nën ekran të cilat fshehin një sensor poshtë ekranit duke i bërë “notch të panevojshme.

Javën e kaluar një drejtues i lartë i Xiaomi në një seri slidesh shpjegoi sesi funksionon kamera e re. Për Xiaomi, kamera është vendosur në krye të komjuterit por në vend që të ketë një kufi anës saj, atë të pritet një pjesë e ekranit, vetëm kamera është mbuluar nga një xham reflektiv me fuqi të lartë transmetimi.

Xiaomi thotë se konfigurimi bën që hapësira e ekranit të bëhet transparent gjatë kapjes së fotove. Duke mos qenë i detyruar ta zvogëlojë kamerën si në rastin e telefonëve me “notch” apo “punch-hole”, sistemi i ekranit transparent lejon që një sensor më i madh me cilësi më të madhe imazhi të vendoset me teknologjinë e re.

Megjithatë teknologjia ende nuk është perfeksionuar. Në slidet e Xiaomi mund të shikoni ende një shenjë të kamerës nën ekran por të paktën është një hapësirë ekrani që përdoret. Krahasuar me telefonët me kamera pop-up apo kamera që rrotullohen, ky sistem nuk ka pjesë lëvizëse.

E gjitha që na duhet është vetëm një përdorim i teknologjisë së re në botën reale. /PCWorld Albanian