Xhudoja 2017 – Majlinda, Distria, Nora dhe Akili krenaria e sportit kosovar

E publikuar: 01/01/2018 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudoja është sporti më i suksesshëm në shtetin tonë dhe kjo është dëshmuar edhe në vitin 2017.

Këtë vit pos kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, të suksesshëm kanë qenë edhe disa xhudistë të tjerë.

Në fakt, Kelmendi ishte e privuar prej shumë garave ndërkombëtare shkaku i një lëndimi, i cili e ka detyruar të kryej një ndërhyrje kirurgjike në ligamentin e kryqëzuar. Kjo ka bërë që në fund të vitit të rezultoi se Distria Krasniqi, të jetë xhudistja që i ka sjell më së shumti medalje Kosovës.

Xhudisja pejane i solli Kosovës më së shumti medalje nga garat ndërkombëtare. Krasniqi fitoi pesë medalje të arta dhe një të argjendtë në të gjitha garat e ndryshme ndërkombëtare.

Xhudoja e Kosovës e filloi furishëm vitin duke fituar medalje me Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin, të cilat mbeten si xhudistet tona më të suksesshme.

Në muajin shkurt, Kosova fitoi dy medalje që tregoi se edhe në vijim të vitit do të kemi suksese si në kaluarën.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam të Parisit. Por suksesin më të madh në këtë garë e arriti Majlinda Kelmendi. Kjo e fundit e fitoi medaljen e artë në saje të triumfit ndaj Natsumi Tsunoda, e cila në gjysmëfinale triumfoi kundër Krasniqit.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin që u mbajt në Paris.

Vetëm dy muaj më vonë dy xhudiste kosovare arritën të fitojnë medalje të arta.

Fillimisht, Distria Krasniqi triumfoi në ndeshjen finale me izraeliten Gili Cohen. Krasniqi u stolistë më të artën pas një luftë të mirë të bërë nga ana e saj me rezultat 2-0.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në shtetin turk

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në kategorinë nën 57 kilogram.

Xhudistja pejane fitoi me rezultat të ngushtë 1-0. Ajo në finale mposhti izraeliten në finale e mposhti xhudisten izraelite, Timna Nelson Levy.

Nora Gjakova në podiumin e kampiones

Ka ardhur edhe medalja e katërt e xhudistëve të Kosovës në këtë muajin prill. Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë.

Polonia i solli dy suksese xhudos së Kosovës

Në kampionatin evropian të mbajtur në Poloni, Kosova fitoi dy medalje. Majlinda Kelmendi arriti të kthehet prej evropianit me medaljen e artë ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën.

Majlinda arriti ta mposhtë bindshëm në finale xhudistin ruse, Alesya Kuznetsova. Gjersa Gjakova mposhti në garë për medaljen e bronztë xhudisten bullgare Ivelina Ilieva.

Majlinda e artë në evropian e mbajtur në shtetin polak

Këto arritje i sollën edhe ndryshime në renditjen tabelore botërore.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen e re të xhudistëve, ku heroina jonë, Majlinda Kelmendi, vazhdon të mbetet e para në botë në kategorinë deri në 52 kg.

Kelmendi ka tubuar 3850 pikë, aq sa kishte edhe muajin e kaluar. Distria Krasniqi, që muajin e kaluar ishte e treta, këtë herë ka rënë për dy pozita. Ajo tani ka 2017 pikë, 100 më pak se sa që kishte muajin e kaluar.

Në kategorinë deri 57 kilogram për femra, Nora Gjakova ka rënë për një pozitë, edhe pse ka mbetur në kuotën e 1964 pikëve.

Në konkurrencën e meshkujve, Akil Gjakova në kategorinë deri 66 kg, ndodhet në vendin 163 me 57 pikë të tubuara.

Lojërat Frankofone në Bregun e Fildishtë

Në “Lojërat Frankofone”, Kosova ka fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin dhe Akil Gakovën.

Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në ‘Lojërat Frankfone 2017’ u zhvilluan në Abidjan të Bregut të Fildishtë.

Në përballjen finale, Akili triumfoi ndaj një kundërshtari nga Maroku, ndërsa njoftimin e ka bërë trajneri Driton Kuka.

Akili i artë në Lojërat Frankfone 2017

Kosova fitoi në Kampionatin Ballkanit me gjashtë medalje 

Kosova më pas ka arritur sukses të madh në Kampionatin Ballkanik të xhudos, pasi kanë arritur t’i fitojnë gjashtë medalje, ku nga to dy janë të arta.

Medaljet e arta shkuan nga Distria Krasniqi për kategorinë 52 kg dhe Loriana Kuka për kategorinë 78 kg.

Ndërsa, tri medaljet e argjendta shkuan për Fjolla Kelmendin, e cila fitoi në 48 kg, Flaka Loxha në kategorinë 57 kg dhe Laura Fazliu në kategorinë 63 kg.

Medalje të bronztë e vetme shkoi për xhudistin Akil Gjakova në kategorinë 73 kg, ndërsa pa medalje mbetën Kushtrim Gashi,Korab Morina dhe Blenard Begu.

Trajneri Driton Kuka, Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi

Europian U-23, Distria e artë, Akili i argjendtë 

Në kampionatin evropian për grup moshat deri në 23 vjet, Distria Krasniqi triumfoi në finale ndërsa në këtë fazë pësoi humbje Akil Gjakova, i cili humbi në finale.

Distria Krasniqi, i ka sjell Kosovës medaljen e artë nga Podgorica e Malit të Zi.

Distria mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova i ka sjell një tjetër medalje evropiane shtetit të Kosovës.

Xhudisti ynë mjaftohet vetëm me medaljen e argjendtë, pasi ishte i pafat në duelin final me rusin Saian Ondar.

Driton Kuka dhe Distria Krasniqi në evropianin deri nën 23 vjet në Mal të Zi

Grand Prix Holland i solli Kosovës dy medalje të arta

Nga “Grand Prix” që u mbajt në Hagë të Holandës, Kosova u kthye me dy medalje të arta.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë dhe xhudistja Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix – Hagë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Distria u dëshmua superfuqi në finale, e cila për 34 sekonda e mposhti Estrella Sheriff Lopez nga Spanja.

Gjakova në finale e mposhti në finale gjermanen, Theresa me wazari dhe ippon. /Telegrafi/