Xhinset, ta shuajmë pak kureshtjen ç’mister kanë

20.02.2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhinset, ta shuajmë pak kureshtjen ç’mister kanë

Kërshëri – Xhinset me plot gojën mund të cilësohen si “shefa” të veshjeve për pjesën më të madhe të popullsisë së botës. Moda e tyre bëri bujë në mesin e viteve ’50. Ndërkohë origjina e xhinseve nuk është Amerika por Franca. Mos u befasoni, ka edhe sekrete të tjera për to

Ditëlindja

Disa historianë, si datë historike të lindjes së xhinseve, njohin 20 majin e vitit 1873, ditë në të cilën Jacob Davis dhe Levi Strauss kanë marrë patentën për xhinset blu, pra të drejtën ekskluzive për prodhimin dhe shitjen e tyre.

Origjina

Por, historia e xhinseve ka filluar shekuj më parë. Në shekullin XV, në Chieri, pranë Torinos, prodhohej një lloj pëlhure blu e cila përdorej për të mbuluar mallrat e portit të Gjenevës. Përkthimi i Gjenevës (Genova) në frëngjisht “Gênes” qëndron në origjinë të fjalës Jeans (xhins). Ndërkohë që fjala denim është një amerikanizim i shqiptimit francez “serge de Nimes” (pëlhurë me njëfarë vijëzimi diagonal), një pëlhurë mesjetare e krijuar në Nîme të Francës, me të cilën prodhoheshin pantallonat që visheshin nga marinarët gjenovezë.

Ankandi

Më 25 maj të vitit 2001, një përgjegjës i firmës Levi-s bleu në eBay një palë xhinse shekullore, të gjetura në një minierë, për 46.532 dollarë. Ato u riprodhuan në 500 kopje duke u shitur me nga 300 dollarë secila.

Në luftë

Xhinset blu, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u mbrojtën falë ushtarëve amerikanë, të cilët i veshën kur nuk ishin në shërbim. Më pas, në mesin e viteve ’50 filloi edhe moda më e bujshme e tyre: xhinset u bënë shumë të populluara në mesin e të rinjve, si simbol ribelimi në adoleshencë, pasi James Dean i veshi ato në “rininë e djegur” në 1955, (rininë e shkuar dëm).

Xhinset e grisura

I pari që krijoi një palë xhinse të reja, të cilat dukeshin si shumë të konsumuara, të grisura (ende në modë), qe Marty Friedman, pronari i Limbo-s, një dyqani veshjesh në East Village në Nju Jork. Në fund të viteve ’60 ai i dërgoi xhinset në lavanderi për t’i dhënë efektin e vjetër, që u pëlqente aq shumë klientëve të tij hipi.

Pambuku

Nga një deng pambuku krijohen rreth 215 palë xhinse. Plantacionet e pambukut mbulojnë 34 milionë hektarë të sipërfaqeve të tokës dhe sipas Ethical Consumer përdoren 25% e insekticideve të botës dhe 10% e pesticideve. Ndaj, prodhimi i xhinseve nuk është gjithmonë i qëndrueshëm.

Ku “lindin” xhinset?

Më shumë se 50% xhinseve denim prodhohen në Azi e sidomos në Kinë, Indi dhe Bangladesh. Ndërkohë që vendi perëndimor më aktiv i prodhimit të xhinseve është Meksika.

Çështje peshe

Për të kuptuar se një palë xhinse janë më të përshtatshme në verë ose në muajt e ftohtë nuk është aspak e vështirë: mjafton të lexoni peshën e tyre nëse është në etiketë, përndryshe mund t’i peshoni vetë. Nëse peshojnë 10 inç (280 gramë) janë të lehta. Por nëse pesha e një palë xhinse shkon nga 12 deri në 21 inç (më shumë se 300 gramë) atëherë janë një denim i rëndë, më i përshtatshëm për sezonin e dimrit

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Dembelë apo të zgjuar?!

Dembelë apo të zgjuar?!

Berisha: Ndaj Napolit shënuam fitore të madhe

Berisha: Ndaj Napolit shënuam fitore të madhe

Ushqimet që ndihmojnë rritjen e masës muskulore

Ushqimet që ndihmojnë rritjen e masës muskulore

Ja ku zhvishen yjet (FOTO)

Ja ku zhvishen yjet (FOTO)

2Ton tregon çka posedon në trupin e tij (FOTO)

2Ton tregon çka posedon në trupin e tij (FOTO)

Naingolan magjik, Roma “trondit” Interin

Naingolan magjik, Roma “trondit” Interin

Eli Fara nuk di të plaket (FOTO)

Eli Fara nuk di të plaket (FOTO)

Gol shumë i bukur nga Milot Rashica (VIDEO)

Gol shumë i bukur nga Milot Rashica (VIDEO)

Courtney është ndarë nga i shoqi dhe tani duket se është çliruar (FOTO)

Courtney është ndarë nga i shoqi dhe tani duket se është çliruar (FOTO)

Gjilani dhez atmosferen në kampin e Skiferave

Gjilani dhez atmosferen në kampin e Skiferave

18-vjeçares i shpërthen iPhone 7, Apple heton

18-vjeçares i shpërthen iPhone 7, Apple heton

Ylli i ri i Instagramit Katya Elise Henry (Foto)

Ylli i ri i Instagramit Katya Elise Henry (Foto)

Dashuri reciproke! Ja çka bën Luana Vjollca për fansat e saj! (FOTO)

Dashuri reciproke! Ja çka bën Luana Vjollca për fansat e saj! (FOTO)

Golde AG, bëhet pjesë e serialt të njohur shqiptarë (FOTO)

Golde AG, bëhet pjesë e serialt të njohur shqiptarë (FOTO)

Monaco i vë çmimin talentit 18 vjeçar

Monaco i vë çmimin talentit 18 vjeçar

Kur zhvishet femra me të pasmet më seksi në botë(FOTO)

Kur zhvishet femra me të pasmet më seksi në botë(FOTO)