Xavi: Nuk kam firmosur me Al Sadd

E publikuar: 31/03/2015 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me t’u kthyer nga Gjiri Persik, ku qëndrojë për disa ditë, 35-vjecari dha se kishte udhëtuar drejt vendit aziatik vetëm për pushime.

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur poshtë raportimet se ai ka firmosur një kontratë me skuadrën nga Katari, Al Sadd. Me t’u kthyer nga Gjiri Persik, ku qëndrojë për disa ditë, 35-vjecari dha se kishte udhëtuar drejt vendit aziatik vetëm për pushime, pavarësisht se presidenti i Al Sadd, Mohamed Al Ali, është shprehur i bindur se mesfushori i Barcës do të nënshkruante për skuadrën e tij.

“Isha vetëm për një vizitë të shkurtër, asgjë më shumë,” – deklaroi Xavi me t’u kthyer në Spanjë. Gjithsesi në vendin Iberik janë të bindur se në fund të sezonit ish-truri i La Roja do ta mbyllë karrierën me Barcelonën, klub ku u rrit si futbollist dhe kaloi 24 vite të jetës së tij. Përvecse me Al Sadd, e ardhmje e Xavi Hernandez është lidhur edhe me MLS, pikërisht me New York City, ku luan edhe ish-shoku i tij i skuadrës, David Villa.