Wilder hyn në ring për t’i thënë Furyt se meçi mes tyre zyrtarisht do të ndodhë

E publikuar: 19/08/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deontay Wilder ka hyrë në ring pas fitores së Tyson Furyt ndaj Francesco Pianetas, për t’i thënë britanikut se dueli mes tyre zyrtarisht do të ndodhë.

Boksieri britanik e fitoi meçin e dytë pas rikthimit të tij duke fituar me pikë ndaj boksierit italian dhe njëherësh duke e mbajtur rekordin pa humbje.

Ky triumf, njëkohësisht, ia ka siguruar duelin ndaj kampionit të WBC-së, i cili e ka konfirmuar edhe një herë se do të ndeshet me 30-vjeçarin.

Më pas, Fury e ka bërë vetveten duke i thënë Wilderit: “Do të të nokautoj, djalosh”.

Në ndërkohë nuk kanë munguar shakatë, pasi Fury ia ka marrë rripin e Wilderit dhe e ka ngritur në ring, por sërish ia ka kthyer.

Nga ana tjetër, duelin e shumëpritur mes Deontay dhe Tyson e ka konfirmuar edhe Frank Warren.

Promovuesi i njohuri boksit ka thënë se data e përballjes mes tyre do të bëhet publike në javën e ardhshme. /Telegrafi/