WhatTheFont është Shazami për identifikimin e llojit të tekstit

E publikuar: 02/11/2017 04:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatTheFont është Shazam-i i identifikimit të llojit të tekstit dhe njëkohësisht ëndrra e një dizajneri.

Aplikacioni është një version mobil i uebsajtet zhvilluar nga MyFonts dhe arrin të njohë thuajse çdo tekst sapo të drejtoni kamerën e telefonit së bashku me variacionet e tij.

Gjithashtu përmes aplikacionit mund të blini tekstet përmes MyFont e madje ti ndani në rrjetet social.

Sipas dizajnerit UX pranë MyFonts, Seah Chickering, aplikacioni mund të identifikojë 130,000 tekste me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Versioni më i fundit i aplikacionit mund të identifikojë disa lloje tekstesh në një imazh të vetëm.

Aplikacioni e bën më të lehtë punën e një dizajneri apo çdokujt që dëshiron të mësojë llojin e një tekstit të përdorur në uebsajte por edhe printime. Janë disa uebsajte të cilat njohin llojet e teksteve si Matcherator dhe WhatFontIs por kjo është hera e parë që shohim një aplikacione të dedikuar.

Përdoruesit në ProductHunt kanë lënë përshtypje të mira dhe pozitive për aplikacionin por duhet kohë përpara se të vlerësojmë suksesin e tij. /PCWorld Albanian

Shkarkoni në Play Store

Shkarkoni në App Store