WhatsApp Business debuton në Android dhe është falas

E publikuar: 20/01/2018 05:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë kohësh pritje dhe testimesh pafund, bizneset mund të kenë versionin e tyre të WhatsApp.

Kompania ditën e Enjte prezantoi WhatsApp Business në Android dhe është falas për tu shkarkuar.

Aplikacioni sjell disa funksionalitete bazike që një aplikacion biznesi kërkon. Ju mund të krijoni një profil biznesi me informacione shtesë si adresa, përshkrimi dhe informacioni i kontaktit.

Madje mund të përgatisni përgjigje të automatizuara dhe mesazhe mirëseardhjeje.

Gjithashtu nuk mungojnë mjetet analitike për të parë impaktin dhe efektivitetin e mesazheve.

Sipas WhatsApp, seti aktual i funksioneve do të mbetet falas për një periudhë afatgjatë.

Por WhatsApp ka në plane të tarifojë një ditë për këtë shërbim. Aplikacioni është online në Play Store në Indonezi, Itali, Meksikë, Britani dhe SHBA. /PCWorld Albanian