Vuçiç sërish gjunjëzohet para Prishtinës: Ju lutem hiqni taksat

E publikuar: 18/01/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka apeluar tek partnerët në BE që edhe më fuqishëm të ndikojnë në Prishtinën që t’i heqin taksat, sepse Serbia është e gatshme dhe dëshiron dialog, përcjell “Zëri.info”.

“Është e rëndësishme për serbët në Kosovë, por edhe për ne. Kemi dëgjuar fjalë nga zyrtarët shqiptarë, të cilët kanë thënë se kanë dashur t’i bëjnë dëm Serbisë”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka shtuar se nuk ka dëgjuar asnjë sqarim të logjikshëm dhe as propozim nga ana e Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Pa zgjidhje do të kemi probleme të mëdha, edhe ekonomike edhe politike, si njëra palë, ashtu edhe tjetra”, thotë Vuçiç.