Vrau deputetin e opozitës, ministri indian zhduket pa lënë gjurmë

E publikuar: 14/12/2017 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ministër indian po kërkohet në të gjithë vendin, nën akuzat për vrasje.

Policia është vënë nën kërkim të Lal Singh Arya, i cili është zhduk që nga e marta, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e tij.

Ai është i dyshuar në vrasjen e një politikani opozitar në vitin 2009.

53 vjeçari është ministri i Lumturisë, ndërkohë që India shteti i parë dhe i vetëm që ka një departament lumturie për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

“Ekipet e policisë po e kërkojnë në të gjithë zonën. Jemi pozitivë se do të biem shumë shpejt në gjurmët e tij”, deklaroi departamenti i policisë për “AFP”./SYRI.net/

Image