Vrasja në Deçan, i riu dyshohet se u qëllua me armë gjatë kohës sa ishte në vendin e punës

E publikuar: 23/09/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është vrarë gjatë gjatë ditës së sotme në Deçan.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur që dorasi i dyshuar është arrestuar, shkruan lajmi.net.

E sipas njoftimit të shprëndarë nga faqja “Deçani sot”, i riu nga Deçani është vrarë në vendin e punës.

“Aksidentalisht ka humbur jeten sot i riu A.T nga Lluka e Ulet, gjatë kohes sa ishte ne vendin e punes. Ngushllime familjes dhe qytetarëve”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se personi në fjalë fillimisht ishte plagosur, ndërkaq që në Spitalin Rajonal të Pejës ishte dërguar pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si vrasje.