Votohet Projekt-Rezuluta për Demarkacionin e Kufirit

E publikuar: 25/06/2015 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekt-Rezuluta është votuar nga deputetët me 72 vota PRO dhe 9 vota KUNDËR, transmeton Indeksonline.

Kjo projekt-rezulutë është prezantuar pasi, Donika Kadaj-Bujupi mbajti një fjalë pas debatit ku tha se: “Interpelanca e propozuar nga z.Haradinaj, sot pas një debati të gjerë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që është në interes të të gjithëve, ka prodhuar një Projekt-Rezulutë, i përkrahur nga grupet parlamentare”.

Më pas u vazhdua me prezantim të Projekt-Rezulutës .

“Kufiri të vendoset sipas kufive të Kushtetutës së vitit 1974 dhe sipas Kushtetutës së sotme, Kryeministri Mustafa të merr masa që Komisioni për Demarkacion të bëj publike diskutimet me Malin e Zi e më pas ky Komision të raporton tek Komisioni për Punë të Jashtme…”, ishin disa nga pikat e propozuara nga Kadaj-Bujupi e cila kërkoi votimin në këtë seancë.

Pika e parë u kërkua nga Sabri Hamiti të riformulohet pasi që ka një lëshim, që referenca në Kushtetutën e vitit 1974 të merret vetëm për kufirin me Mal të Zi sepse ajo kushtetutë përfshinë shumë fusha, me të cilin u pajtuan të gjithë duke përfshirë edhe Donika Kadaj-Bujupin si prezantuese e kësaj projekt-rezulute.

Ministri i Punëve të Jashtem, Hashim Thaçi më pas tha se duhet të kemi kujdes me ratifikimin, sepse ratifikimi do të bëhet edhe nga Mali i Zi jo vetmë nga ne.