Votat nga Serbia: PZAP-i i kthen përgjigje Nismës

E publikuar: 30/10/2019 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

PZAP-i i ka kthyer përgjigje sot koalicionit NISMA-AKR-PD për votat e ardhura nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anuloheshin si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të 06.10.2019. Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HIDHET e pasafatshme.

Nisma Socialdemokrate kundër këtij vendimi të PZAP-it ka thënë se do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU