Vokrri takon kryetarin e KF Ballkanit, Arsim Kabashi

E publikuar: 15/05/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi që skuadra e futbollit “Ballkani” nga Suhareka tashmë edhe praktikisht në kampionatin e ri do të jetë anëtare e elitës së futbollit të Kosovës, sot (e martë), presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, ka pritur kryetarin e KF ”BalIkani” z. Arsim Kabashin.

Kabashi, i cili po shoqërohej nga z. Hamdi Elshani, ish-kryetar dhe anëtar shumëvjeçar i Ballkanit.

Presidenti Vokrri duke uruar për këtë sukses, ka thënë se skuadra e Ballkanit këtë vit në veçanti është shquar për organizim të mirë, lojëra cilësore dhe disiplinë.

Foto: ffk-kosova

“Fakti që ka një mobilizim kaq të madh, neve si FFK na gëzon sepse dëshirojmë që ta kemi një Superligë me klube të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave”, ka thënë Vokrri.

Nga ana e tij kryetari i KF ”Balkani” z. Arsim Kabashi, ka falënderuar presidentin Vokrri për këtë pritje dhe e ka njohur me vështirësitë, angazhimet e mëdha të gjithëve në klub:

“Ky sukses është rezultat i angazhimit të shumë brezave, ndaj jemi të gëzuar që kjo punë u kurorëzua me hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës. Unë besoj dhe të gjithë jemi zotuar se do të jemi shembull i organizimit, disiplinës dhe i mikpritjes në elitë”.

Në fund presidenti Vokrri i dhuroi kryetarit të KF “Ballkani” një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/FFK/

Foto: ffk-kosova