Viktimat babë, bir dhe nip që u plagosën nga i riu deçanas sonte në Pejë

E publikuar: 03/01/2021 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Djali i biznesmenit deçanas, A.R – M.R, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Sh.D dhe A.D.

Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Sh.D, F.D, i cili mbeti poashtu i plagosur.

Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës, shkruan Reporteri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.