Vieri frikëson Milanin: Ky lojtar i Interit është më i miri në botë

E publikuar: 15/10/2020 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në karrierën e tij futbollistike, Christian Vieri I ka luajtur 13 derbi ndërmjet Interit dhe Milanit, që të gjitha me fanelën zikaltër. Ai e njeh shumë mire klimën e kësaj ndeshje dhe sot, pak ditë para ballafaqimit në mes tyre, ai ka analiziuar dy rivalët e qytetit të modës, përcjell KosovaPress.

“Inter ka shumë lojtarë që mund të bëjnë mire. Aty janë emra si Radja Nainggolan dhe Arturo Vida në mesfushë. Pastaj është Hakimi ai I cili I jep freski ekipit. Ndërsa tek Milani është Ibrahimoviq. E kam thënë se ai do të shënojë mbi 20 gola. “

Hakimi apo Theo Hernandez?

“Të dy janë të fortë. Një foto e mirë e cila tregon se kualitetet po kthehen te Interi dhe Milani. Por, Hakimi për momentin është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij.”, deklaroi Christian Vieri.