Vieira: Balotelli dëshiron të largohet nga Nice

E publikuar: 11/08/2018 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Nice, Patrick Vieira pranon se Mario Balotelli dëshiron të largohet, kështu që sipas tij nuk ka gjasa që ai të mbetet te francezët për këtë sezon.

Sezoni i Ligue 1 filloi këtë mbrëmje dhe sulmuesi italian, Balotelli, nuk ishte i përfshirë.

Kjo mos-përfshirje e tij në ekip erdhi pasi nuk pranoi të ndiqte stërvitjen para-sezonale kur u përpoq të shtynte një lëvizje drejt Olympique Marseille.

Tani raportet janë acaruar edhe më shumë dhe trajneri i Nice, Viera ka thënë se Balotelli dëshiron të largohet dhe nuk ka asnjë gjasë që ai të qëndroj.

Balotelli nuk dëshiron të qëndrojë më te Nice

“Lojtari [Balotelli] dëshiron të largohet, kështu që nuk ka gjasa që ai të mbetet këtu”, ka thënë fillimisht Vieira për Canal Plus.

“Ne duam lojtarë të cilët kanë dëshirë të shkojmë përpara me klubin”.

“Është një situatë shumë e komplikuar dhe e vështirë, kështu që klubi do të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë të largohet”, përfundoi francezi.

Balotelli është në dispozicion me një klauzolë prej 10 milionë euro dhe ka qenë i lidhur me një rikthim në Serinë A, por Parma nuk mund t’ia ofronte pagën, ndërsa Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk është një tifoz i SuperMarios. /Telegrafi/