(Video) Kjo është gjendja e të karantinuarve në Qendrën Studentore në Prishtinë

E publikuar: 05/05/2020 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Studentore në Prishtinë, mësohet se edhe të hënën ka pranuar një numër personash që janë kthyer nga vendet jashtë Kosovës prej të cilave kishin ngelur të bllokuar si pasojë e koronavirusit.

Të kthyert duhet t’i nënshtrohen në këtë qendër rregullit të karantinimit prej 14 ditësh.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, të ardhurit e rinj në Kosovë, janë nga Bullgaria, por një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar udhëheqësit e Qendrës Studentore, por përgjigjie nuk ka dhënë as mbikëqyrësi i kësaj qendre, Izet Sadiku.

Gjatë qëndrimit të ekipit të Klan Kosovës në këtë zonë, tek Qendra Studentore janë parë prani e shtuar e forcave policore.

Ky përforcim vjen pas ngjarjes së ndodhur të dielen mbrëma ku sipas autoriteteve policore një i ri humbi jetën në rrethana tragjike.