Vetëvritet me armë zjarri një 24-vjeçar nga Hani i Elezit

E publikuar: 11/04/2019 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 24-vjeçar nga fshati Gorancë i Hanit të Elezit dyshohet se sonte ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, shkruan “Zëri.info”.

Lajmin për Zëri.info e ka bërë të ditur Agim Gashi zyrtar për informim në policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Ky rast është raportuar sonte në ora 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri mashkull 24 vjeçar. Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vendin të ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se në konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen si dhe në vendin e ngjarjes është edhe prokurori.