Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

E publikuar: 23/01/2017 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj -Bujupi ka njoftuar se kanë nisur t`i mbledhin  nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për sonte.

Kjo sipas saj, do të bëhet për shkak se presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Serbinë që mbahet nesër në Bruksel.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shkruar gjatë ditës në llogarinë e tij në Facebook se presidenti dhe kryeministri nuk kanë mandat për të biseduar me Serbinë në emër të Kosovës, prandaj Vetëvendosje po kërkon seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

“Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit”, shkruan Ymeri në Facebook.

Nesër në Bruksel do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd ku pjesë e  takimeve do të jenë edhe Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq,