Vetëvendosje ia ripërsërit Fajonit qëndrimin për Demarkacionin

E publikuar: 20/02/2017 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, është takuar sot në Prishtinë me  eurodeputeten dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Siç bën të ditur, Vetëvendosje ky takim është bërë me kërkesë të Fajon.

“Gjatë takimit z. Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm.”, thuhet në një njoftim.