Veteranët sot në protestë

E publikuar: 01/02/2016 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së do të protestojë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesave dhe parregullsive tjera që po ndodhin në lidhje me veteranët e UÇ K-së.
Megjithëse thanë se do të angazhohen që protesta të jetë paqësore, ata nuk kanë garantuar që gjithçka do të shkojë mirë për shkak të padrejtësive të mëdha që u janë bërë veteranëve nga ana e Qeverisë.

Kryetari i KML të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në një konferencë për media ka thënë se veteranët përkundër marrjes së certifikatave, janë ballafaquar me vonesën e marrjes së pensionit që i takon me statutin e Veteranit të luftës.

Qeriqi deklaroi se kjo protestë vjen si pasojë e padrejtësive që po u bëhen veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës t’i kryej obligimet që u ka mbetur në borxh veteranëve në pension, prej datës së aplikimit. Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të veteranit të marrë një vendim që t’u hap rrugë invalidëve, që të aplikojnë për të drejtën në pension. Qeveria e Republikës së Kosovës të emëroj një komision mjekësor, i cili do ta përcaktojë shkallën e invalidit për ata invalid të cilët nuk e kanë të zgjidhur këtë problem. Kërkojmë nga komisioni që në kohë sa më të shkurtër të përfundojë shqyrtimin e ankesave dhe të publikojë ato. Kërkojmë nga komisioni të ndërmarrë masa rreth lëshimeve që i ka bërë dhe të hiqen nga lista, ata persona t ë cilët nuk kanë marrë pjesë fare në luftë”, ka thënë ai.