Vetëm deri me 3 prill do të zgjasin masat e bllokimit në Itali

E publikuar: 19/03/2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se masat e bllokimit të vendit do të zgjaten deri më 3 prill.

“Nuk do të jetë e mundur të kthehemi menjëherë si më parë, edhe pasi më e keqja të ketë mbaruar”, ka thënë Conte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, veriu i Italisë është kryesisht pjesa më e prekur nga coronavirusi, dhe mjekët janë të detyruar të zgjedhin se cilët pacientë duhet të kryjnë trajtim të kujdesit intensiv.

Më shumë se 2,900 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Itali, vetëm 300 më pak se numri i përgjithshëm i viktimave në Kinë.