Veseli takohet me Ahtisaarin, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar të vazhdojë dialogun me Serbinë

E publikuar: 14/11/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot ish-presidentin finlandez dhe ish-emisari special për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, me të cilin ka thënë se ka shkëmbyer shumë mendime për të ardhmen e Kosovës.

Në një postim në Faebook, Veseli ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Në ketë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetua e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, ka shkruar Veseli.