Veseli: Nuk e nxjerrë askush me dhunë opozitën, më përpara del pozita jashtë se sa opozita

E publikuar: 01/10/2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se me veprimet e fundit të opozitës demokracia parlamentare, po cenohet. Ai ka thënë se po ashtu po cenohet edhe rregullorja e Kuvendit.

“Unë po bëj përpjekje që të tejkalohet kjo situatë, por nuk do të lejojmë që kuvendi të shndërrohet në Teatër. Ne do të vazhdojmë punën e Kuvendit dhe nuk do të lejojmë që pakica ta bllokojë shumicën”, ka thënë kryeparlamentari.

Veseli ka theksuar se nuk është zgjedhje e mirë që të dilet në rrugë duke ftuar për dialog. Ai ka ritheksuar se do të zgjedhë opsionet më demokratike për ta tejkaluar këtë situatë dhe nuk do t’i nxjerrë askush me dhunë opozitën jashtë Kuvendit, biles ai tha se më përpara del pozita jashtë se sa opozita.

Në këtë pozitë ata kanë më shumë se përgjegjësi personale në këtë pozite, tha Veseli.