Veseli: Nuk do ta pranojmë ndarjen e Mitrovicës, ajo është një

E publikuar: 03/12/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të kufijve të vendit.
Veseli ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ndarja e Mitrovicës nuk do të lejohet.

“Nuk do ta pranojmë ndarjen e Mitrovicës, ajo është një”, ka deklaruar Veseli.

I pari i PDK’së ka folur edhe për kundërshtimet e opozitës ndaj udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Veseli ka vlerësuar se s’ka më të përgatitur se Thaçi për negociata, duke shprehur besimin e tij se ish-kreu i PDK’së s’do të gabojë. /Express/