Veseli nga Meja: Do të kërkojmë drejtësi për 186 masakrat e kryera në Kosovë

E publikuar: 27/04/2019 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin për nder të 20-vjetorit të Masakrës së Mejës në Gjakovë.

Nga aty Veseli ka thënë se Meja është shenjë e lirisë së popullit tonë si dhe monument i një kombi që asnjëherë nuk pranoi nënshtrimin. Veseli tutje shtroi se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi për 168 masakrat e kryera në Kosovë.

“Në Mejë çdo vit flasim dhe ndajmë dhembjen si komb. Meja është shenjë e lirisë sonë. Monument i një populli që me asnjë çmim nuk pranoi nënshtrimin. Ne çdo vit kujtojmë e ata që kryen këto krime ikin dhe mohojnë. Por, ne asnjëherë nuk do të ndalemi të kërkojmë drejtësi për 186 masakrat e kryera në Kosovë. Nuk duam hakmarrje, duam drejtësi”, është shprehur Veseli.

Ndryshe në Mejë, ku po mbahet tubimi qendror për të shënuar 27 prillin – Ditën e të Pagjeturve të Kosovës janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve. Aty po qëndrojnë edhe përfaqësuesit tjerë të lartë të shtetit të Kosovës si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë