Veseli: BE-ja po e rrënon çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë, Trepça ka qenë dhe do jetë e Kosovës

E publikuar: 05/02/2019 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklarimit të Serbisë dhe BE-së për votimin e Statutit të Trepçës.

Shteti serb ka thënë se nuk e vazhdon dialogun derisa të tërhiqet Statuti i Trepçës i votuar të shtunën në Kuvend, ndërsa BE deklaron se Trepça duhet të jetë pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Çka mërzitemi ne çka thotë Serbia – ne do të dialogojmë. Ata nuk e duan vetëm Trepçën, e duan krejt Kosovën”, ka thënë Veseli në një intervistë ekskluzive për Info Magazine.

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është, dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë”.

“Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë. Ne vendosim çka do të jetë Trepça, ne vendosim çka do të jetë Kosovë – ne vendosim si do t’i përgjigjemi Serbisë”.

“Me këtë gjuhë, BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”.