Vera, ilaçi më i mirë për fytin, kollën dhe hundën e bllokuar

E publikuar: 19/08/2017 07:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vera është ilaçi më i mirë për fytin e pezmatuar, ethet, kollën dhe hundën e bllokuar. Sipas studimit të bërë nga ekspertët në Uashington, është zbuluar se substanca që gjendet në verën e kuqe, çajin e zi dhe boronicat, mund të ndihmojë në luftën kundër infeksioneve dhe të parandalojë gripin.

Studimi ishte bërë në minj, e studiuesit kanë sqaruar se flavonoidet e gjetura në këto ushqime krijojnë metabolizmin që e forcon sistemin imun. Si rezultat i kësaj, simptomat e gripit pakësohen, e shërimi përshpejtohet.