Vendimi i Holandës për vizat, Kryemadhi: Vulë dështimi e Ramës

17.04.2019 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vendimi i Holandës për vizat, Kryemadhi: Vulë dështimi e Ramës

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se vendimi i Holandës për rikthimin e regjimit me viza me vendin tonë, është një vulë dështimi e Ramës që e vuri vetë Holanda.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE”, u shpreh ajo.

Më tej Kryemadhi thekson se parlamenti holandez thotë se nuk është djegia e mandateve arsyeja, por kapja e shtetit nga krimi duke kujtuar edhe raportin e DASH.

“Fakti që bërtet dhe ulëret më shumë se kudo tjetër, është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm në të cilin ndodhet Shqipëria sot, ku krimi është në partneritet të ngushtë me qeverinë, është partneri dhe bashkëpunëtori më i ngushtë me zyrtarët e lartë është eksportuar edhe në vendet e Bashkimit Europian, ku Hollanda është vetëm njëri nga vendet më të zëshëm për këtë çështje, por që fatkeqësisht, ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian dhe këtu dëshiroj t’ju rikujtoj, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut”, deklaroi kryetarja e LSI.

Sipas saj, vendimi i marrë nga parlamenti hollandez, i paraprin edhe vendimit negativ për çeljen e negociatave.

“Parlamenti Holandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Ashtu siç e ka theksuar dhe raporti i DASH, Shqipëria është baza operacionale e organizatave të krimit të organizuar. /tch

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

Raporti i BE-së për Serbinë, përmendet marrëveshja përfundimtare me Kosovën

Raporti i BE-së për Serbinë, përmendet marrëveshja përfundimtare me Kosovën

Lirohet Marjan Gjoka që ishte arrestuar nga autoritetet serbe

Lirohet Marjan Gjoka që ishte arrestuar nga autoritetet serbe

Vazhdon ‘gjahu’ – Arrestohet edhe një zyrtare policore në veri

Vazhdon ‘gjahu’ – Arrestohet edhe një zyrtare policore në veri

Hoxhaj për raportin e KE-së: Ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Hoxhaj për raportin e KE-së: Ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Prokuroria Speciale po heton gjeneralët serbë për krime në Kosovë

Prokuroria Speciale po heton gjeneralët serbë për krime në Kosovë

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë