Vdes edhe një polic që mori plagë nga plaçkitësi në Istog

E publikuar: 27/12/2018 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar policor i Kosovës, ka vdekur pasi që është sulmuar nga një plaçkitës në Istog.

I vdekur ka mbetur edhe plaçkitësi.

Vrasjen e të dyve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. 16:41

Policia vret një burrë në Istog që po tentonte të plaçkiste bankën

Një person në tentativë për të plaçkitur, ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë nga Policia e Kosovës.

Mësohet se policët kanë qenë të detyruar të shtien në drejtim të tij, për arsye të rrezikimit të jetës së tyre, pasi i dyshuari kishte armë me vete.

Policia e Rajonit të Pejës ende nuk ka dhënë detajet për rastin.