Vdes deputeti i Listës Serbe, Rakiq

E publikuar: 02/04/2015 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Velimir Rakiq, ka vdekur të mërkurën në mbrëmje në një fatkeqësi komunikacioni, në Leposaviq.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë po ashtu për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte Rakiq është përplasur për një kamion.

Shoferi i kamionit nuk është plagosur, ndërsa hetimet në lidhje me aksidentin kanë nisur, ka konfirmuar Hoti.