“Vdekja” ka edhe një profil në Instagram: Pamjet vijnë nga plazhet dhe përcillen nga mijëra ndjekës (Foto/Video)

E publikuar: 11/12/2017 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga llogari ku paraqiten njerëz duke u marrë me stërvitje deri tek pilotë dhe të tjerë, ne kemi parë disa lloje të personaliteteve karakteristike në rrjetet sociale, përkatësisht në Instagram.

Por, përcjell Telegrafi një “Korrës i plazhit” i cili patrullon plazhet e Zelandës së Re, lirisht mund të thuhet se është ndër më të veçantit, nëse jo më i veçanti.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për llogarinë @iamtheswimreaper e cila ka mijëra e mijëra ndjekës.

“Reaper” vendos imazhe të errëta, por humoristike – por llogaria është më shumë se një shaka virale.

Po sipas mediave, “The Swim Reaper” është një fushatë nga Siguria e Ujit në Zelandë të Re për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e mbytjes në prag të verës.

Dhe qëllimi për të përcjellë mesazhin është sidomos tek grupi më i rrezikuar: Të rinjtë nga mosha 15 deri në 30 vjeç. /Telegrafi/