Vazhdimi i rrëfimit të vrasësit të Arkanit: Si u fsheh pas ekzekutimit të kriminelit?

E publikuar: 14/09/2017 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gagi Nikolic në intervistën për Kurir, sqaron se një ditë pas likuidimit u detyrua të “largohet”…

“Mëngjesin e ardhshëm, më 16 janar, i thash gruas se po shkoj në rrugë. Shkova në banesën e fshehtë të cilën e kishim në Beograd të Ri. Me Jorgën në atë banesë flas për herë të parë mbi atë se çfarë ndodhi në hotel…

Më thotë se nuk e ka të qartë se si u komplikuan kështu gjërat, përkujtohet Gagi, i cili së shpejti e braktisë Serbinë, shkoi në Rumani, pastaj në Hungari… Nikolic zbulon se në kishën ortodokse në Budapest përjeton takim shokues me klerikun, transmeton gazetametro.net.

Të përkujtojmë, gjatë vrasjes në hotel ishte Branko Jevtovic Jorga dhe ai e informoi Nikolic’in edhe tashmë të vdekurin Zoran Uskokovic Skole, i cili ishte në Gjermani, se është momenti i duhur që Arkani të vritet. Garvic hyri vetëm në hotel, dhe, edhe pse mendoi se është momenti i pavolitshëm, gjuajti në Raznjatovic’in dhe dy shokët e tij.

Zoran Mateovic, truproja e Arkanit, e plagosi rëndë, për çka mjekët në spitalin e Lloznicës luftonin për jetën e tij. Derisa përpiqej që të fshehë gjurmët në Lloznicë dhe t’i ndihmojë kumbarës Gavric, Gagi morri vesh se policia po e ndjek Jorgën, të cilin e kishin njohur dëshmitarët në hotel. Edhe pse askush nuk e kërkonte, Gagi ditën e ardhshme e braktisi Serbinë.