VAR përdoret për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, ish-gjyqtari spanjoll thotë se goli i anuluar i Ajax ishte i rregullt

E publikuar: 14/02/2019 03:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i parë i VAR në historinë e Ligës së Kampioneve ndodhi të mërkurën mbrëma, ku Ajaxit iu anulua një gol në mënyrë kontroverse ndaj Real Madridit.

Ndeshja mes Ajaxit dhe Real Madridit u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të spanjollëve.

Ajaxi kaloi në epërsi me golin e Nicolas Tagliaficos pas një gabimi nga Thibaut Courtois ku nuk e kapi topin dhe goditja e dytë shkoi në rrjetë.

Pamje nga ndeshja

Megjithatë goli u anulua nga gjyqtari Damir Skomina pasi u përdor VAR, ku konsiderohej se Dusan Tadic i Ajax ishte në pozitë jashtë loje.

Skominas i mori kohën për t’i vlerësuar pamjet, dhe vendimi ishte i vështirë për t’u bërë, meqë nuk ishte plotësisht e qartë nëse Tadic ishte në rrugë të portierit.

Gjyqtari Skomina

VAR në këtë rast u përdorur në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Kjo pasi në ndeshjet ku Paris Saint-Germain e mundi Manchester Unitedin dhe Roma e mposhti Porton, nuk kishte raste kontestuese.

Gjyqtari i njohur spanjoll Juan Andújar Oliver beson se vendimi me VAR ishte i gabuar dhe goli i Nicolas Tagliaficos duhej të pranohej.

“Sa më shumë i shoh imazhin, aq më shumë duket se është një gol i rregullt”, ka thënë Andujar në Radio MARCA.

“[Dusan] Tadic nuk e pengon [Thibaut] Courtois, ai nuk ka asnjë ndikim”, tha ish- gjyqtari Juan Andújar Oliver. /Telegrafi/