Van Dijk dhe Joe Gomez të preferuarit e Kloppit, Lovren mund të largohet?

E publikuar: 17/10/2018 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas paraqitjeve të mira të dyshes Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, duke Dejan Lovren e ka humbur vendin e titullarit.

Kështu ylli i Përfaqësueses së Kroacisë mund të largohet nga Reds gjatë janarit pasi dëshiron më shumë minuta në fushë.

Sipas The Sun, e gjithë kjo situatë është duke u monitoruar nga Barcelona, e cila po përballet me shumë lëndimet të mbrojtësve.

Pasi Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti janë të lënduar, trajneri Ernesto Valverde i ka kërkuar klubit një mbrojtës në janar.

Lovren është një nga emrat e mundshëm, edhe pse ende është herët për të folur rreth diçkaje konkrete.

Në këtë fillim sezoni 29-vjeçari është paraqitur vetëm një ndeshje në skuadrën e Jurgen Klopp.

Reds në këtë fillim sezoni janë të pamposhtur me gjashtë fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/