Valverde: E përgëzojmë Modricin, por Messi në vendin e pestë është një gjë absurde

E publikuar: 05/12/2018 05:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pra ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku Barcelona luan ndaj Cultural Leonesa, trajneri Ernesto Valverde ka folur për media, ku nuk kanë munguar pyetjet për ‘Topin e Artë’.

Trajneri bask ka thënë se si klub e përgëzojnë për fituesin, Luka Modric.

“Unë nuk do të hyjë në diskutime për vlerën e një çmimi”.

“Ne e përgëzojmë Modricin për Topin e Artë, por Messi në vendin e pestë është një absurditet”.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Valverde foli edhe për ish presidentin e ndjerë të Barcelonës, Josep Lluis Nunes.

“Ai më dërgoi një letër që më përgëzoi për titujt e fituar vitin e kaluar”.

“Ai kurrë nuk mendoi kur nënshkroi me mua si lojtar që unë do të përfundoja si trajner i ardhshëm i Barcelonës”.

Trajneri po ashtu e ka konfirmuar lëndimin e Rafinhas për gjashtë muaj. /Telegrafi/