Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të tërhiqet nga Iraku, megjithatë nuk bëhet e qartë se a do të largohen gjitha afro 5,000 trupat

E publikuar: 06/01/2020 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua ka bërë të ditur autoriteteve të Irakut se do të tërhiqet nga vendi dhe do të pozicionojë forcat gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

Kështu së paku shkruan në një letër të siguruar nga mediumi britanik Reuters, sipas të cilës megjithatë nuk bëhet e qartë të gjithë afro 5,000 trupat amerikane do të largoheshin nga Iraku.

Po sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, disa helikopterë mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi Bagdad natën e së hënës.

Gjithsesi, nuk ishte e qartë menjëherë nëse ky ishte një zhvillim i lidhur me ngjarjen.

Po sipas Reuters, letra thoshte se forcat e koalicionit do të përdorin helikopterë për t’u evakuuar.

“Zotëri, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Irakut, dhe siç kërkohet nga Parlamenti i Irakut dhe Kryeministri, CJTF-OIR do të ripozicionojë forcat gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizjen e ardhshme”, shkruan në letër.

Ajo u nënshkrua nga Gjeneral Brigadier i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara William H. Seely III, komandant i përgjithshëm i Task Force Irak, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik.

Vërtetësia e letrës, e cila iu drejtua operacioneve të përbashkëta të kombinuara të ministrisë së Mbrojtjes Bagdad, u konfirmua në Reuters në mënyrë të pavarur nga një burim ushtarak irakian.

“Ne e respektojmë vendimin tuaj sovran për të urdhëruar largimin tonë”, citohet të jetë thënë aty.

Ndërkohë, në Uashington, një zëdhënës i Pentagonit tha se ai nuk mund të konfirmojë menjëherë vërtetësinë e saj.

Letra thoshte: “Gjatë kësaj kohe, do të ketë një rritje të udhëtimit të helikopterëve brenda dhe rreth Zonës Ndërkombëtare (IZ) të Bagdadit”.

Zona Ndërkombëtare është emri zyrtar i Zonës së Gjelbër të fortifikuar shumë në Bagdad, e cila strehon ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja.