Ushtari i FSK-së, Baki Ejupi ndërron jetë pasi pëson infarkt në vendin e punës

E publikuar: 29/10/2019 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi

Ministria e Mbrojtjes njofton se si ka ndërruar jetë në vendin e punës pas një arresti kardiak, transmeton Klan Kosova.

“Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.
Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

“Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së”.

“Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”.

Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë.