UEFA nuk e suspendon gjyqtarin që ndihmoi Barcelonën në ndeshje me PSG

E publikuar: 22/03/2017 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA nuk do të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin.

Gjyqtari gjerman, Deniz Aytekin ka qenë top lajm në mediat botërore dhe shumë i përfolur pas ndeshjes Barcelona-PSG, e cila përfundoi 6:1.

Ai akuzohehej që ndihmoi Barcelonën me dy penallti, ndërsa në anën tjetër nuk akordoi dy penallti për PSG’në.

Po, kjo nuk e shqetëson kryetarin e UEFA’s, Aleksander Ceferin, i cili tha se nuk do të marrin masa ndaj Aytekin.

“Kur diçka nuk është në rregull ne e diskutojmë, nuk është punë suspendimi. Kjo është sikur të suspendosh ose dënosh një lojtar që e humb penalltinë”, tha Ceferin në një konferencë në Portugali, shkruan L’Equipe.