UBT dhe divizioni i saj CERT organizojnë nesër konferencën e parë kombëtare për CIIP dhe GDPR

E publikuar: 24/05/2018 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e nesërme UBT dhe UBT-CERT organizojnë në Prishtinë konferencën e parë kombëtare me temë: “Critical Information Infrastructure Protection.”

UBT dhe CERT divizioni i saj janë të angazhuar vazhdimisht për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së qytetarëve nga kërcënimet e ndryshme që i bëhen në fushën e TIK-ut nëpër gjithë sektorët.

Kjo konferencë e organizuar në kuadër të Javës së Shkencës dhe Teknologjisë pranë UBT, do të ketë në fokus edhe ligjin e ri Evropian të privatësisë GDPR.

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 30 folës, mbi 250 pjesëmarrës të regjistruar nga CERT Rumania, CERT nga Shqipëria AKCESK, Kosovës KOS-CERT, CERT Policisë Kosovës, CERT MFSK-së, Drejtori ASHI-së, ATK, Doganat e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë Forensica e Kosovës, Agjencioni i Ushqimit, Ministritë e linjës, sektori i Financave ish CEO e Bankës Ekonomike zj. Merita Gjyshinca Peja, kompanitë e menaxhimit të Ujit, Emergjencave, Energjisë elektrike, sektori i TIK-ut, ISP-të, kompani private dhe stafi i huaj diplomatik në Kosovë partner të UBT-CERT divizionit, etj.

Axhenda e Konferencës vijon si mëposhtë:

  • 11:00 – 11:15 Pritja e musafirëve, stafi organizativ
  • 11:15 Mirëseardhje, Atdhe Buja

Fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje

  • 11:20 – 11:30 Hapja e konferencës, Rektori UBT-së prof Dr Edmond Hajrizi
  • 11:30 – 11:50 Fjalë përshëndetëse nga musafirët

Punimet e konferencës – GDPR “Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave”

  • 11:50 – 12:05 Prof Dr Edmond Hajrizi Rektori UBT-së
  • 12:05 – 12:10 Valon Kryeziu Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
  • 12:10 – 12:15 Bekim Hoxha Agjencioni i Regjistrit Civil, Ministria e Punëve të Brendshme
  • 12:15 – 12:20 Besim Karaqa Kryesues të Komitetit të Shoqatës së Bankave
  • 12:20 – 12:25 Ismajl Kurteshi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës
  • 12:25 – 12:30 Haxhi Shala Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës
  • 12:35 – 12:40 Albulena Haxhiu Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës
  • 12:40 – 12:45 Prof Blerton Abazi ligjërues në UBT
  • 12:45 – 12:50 Prof Ruzhdi Jashari GDPR &, dhe përurimi i librit ku botimin e saj e bënë
  • UBT-ja lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prof Pajtim Ribaj
  • Shkolla Doktorale e UET-së dhe Prof dr Ismet Salihu
  • 13:00 – 13:05 AKCESK Autoriteti Kombëtarë i Certifikimeve Elektronike dhe Siguri
  • Kibernetike
  • 13:05 – 13:10 Merita Gjyshinca Peja ligjërues në UBT
  • 13:10 – 13:15 Shpend Lutfiu KOS-CERT
  • 13:15 – 13:20 Abdurrahim Gashi CERT-PK-KPS
  • 13:20 – 13:25 Kujtim Gashi Agjencioni i Shoqërisë së Informacionit
  • 13:25 – 13:30 Rifat Hyseni ATK
  • 13:30 – 13:35 Besim Lushta Dogana e Kosovës
  • 13:35 – 13:40 Adonis Bllacaku BPB
  • 13:40 – 13:45 Zenel Hisenaj Departamenti SISH Ministria e Shëndetësisë
  • 13:45 – 13:50 Edi Bushati student Sistemet e Informacionit UBT
  • 13:50 – 13:55 Atdhe Buja & Blent Kurtalani UBT-CERT
  • 13:55 Përmbyllja & falenderime, Rektori UBT-së prof Dr Edmond Hajrizi
  • 14:20 Koktej për pjesëmarrësit & fotografia e përbashkët

Një komponentë tjetër shumë e rëndësishme e sigurisë & privatësisë së të dhënave do të jetë temë diskutimi nga Prof. Ruzhdi Jashari dhe të ekspertë të huaj, GDPR General Data Protection Regulation. Parlamenti Evropian më 14 Prill 2016 ka aprovuar këtë rregullore të re e cila do të hyjë në fuqi po në ditën e mbajtjes së konferencës në UBT 25 Maj 2018.

Kjo rregullore parasheh kushtet shumë rigoroze të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë për të gjitha kompanitë institucionet që kanë të bëjnë me të dhënat e qytetarëve të Evropës.

Çdo vit muaji Maj përkon me organizimin e ngjarjeve të shkencës & teknologjisë nga institucione të ndryshme akademike, publike & private me qëllim të promovimit dhe vetëdijesimit më të madh të shoqërisë për të rejat dhe zhvillimet e sfidat në shkencë & teknologji.

Në këtë kuptim, UBT Science & Technology Week është aktiviteti kryesor i vitit i organizuar nga Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, për të promovuar shkencën dhe teknologjinë në vend.

Konferenca ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

ICTSmedia, publikuese e disa prej mediave kryesore në fushën e teknologjisë, vjen si partner i kësaj konference mjaft të rëndësishme në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.

KONFERENCA NACIONALE “INFRASTRUKTURAT KRITIKE TË INFORMACIONIT DHE MBROJTJA E TYRE – CIIP & GDPR”

25 Maj, ora 11:00, UBT Science & Technology Park (UBT Kampus Magjistralja Prishtine – Ferizaj – Rrethi te QMI)

Facebook event url https://web.facebook.com/events/1920684981289663/

Regjistro tiketën tënde https://www.eventbrite.com.au/e/national-conference-on-ciip-gdpr-tickets-45852290435

Gjeo-lokacioni: https://goo.gl/maps/n3z9R7m1CFn Magjistralja Prishtinë -Ferizaj – Rrethi te QMI

Numrat kontaktues stafi organizativ 049 459 572 & 045 592 424.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në [email protected] dhe menjëherë do të pranoni informacione shtesë për aktivitetin /PCWorld Albanian