Turp, e faqja e zezë për politikën: Asnjë politikan shqiptar në nderim të Isa Boletinit

E publikuar: 09/06/2015 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Prapë na erdh baca Isë”, shkruante kështu në një fotografi të madhe të vendosur prapa arkivolit, i cili thuajse ishte mbuluar me lule nga ata që vinin për t’i bërë homazhe heroit, Isa Boletini në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nën tingujt e muzikës që vinin nga Orkestra “Rexho Mulliqi”, të cilët ishin vendosur prapa familjarëve të heroit, Boletini për të bërë homazhe, i pari hyri kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me kabinetin e tij qeveritar, duke pasuar kështu me deputetët e Parlamentit të Kosovës e deri tek qytetarët dhe nxënësit e shkollave fillore, kryesisht të klasave të para të cilët hynin grupe grupe dhe njëzëri thërrisnin “Lavdi”.

Për arritjen e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini të gjithë ata që bënë homazhe u shprehën të kënaqur që më në fund eshtrat e kësaj figure të madhe të kombit shqiptar do të prehen në vendlindjen e tij. Ndërsa familjarët u ndjenë të nderuar për këtë pritje që ishte nën organizimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë në nderim të figurës së heroit, Isa Boletini, ku në hapjen e kësaj seance Kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se të gjithë jemi krenarë që mund të bëjmë nderime shtetërore për heroin kombëtar, transmeton opozita.

Në orën 18:00 pritet që eshtrat të nisën për qytetin e Mitrovicës, duke lënë kështu që të mërkurën me datën 10 qershor duke filluar nga ora 08:30 me organizime të ndryshme, deri në orën 15:00 ku edhe do të bëhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit, Isa Boletini në Boletin.