Donald Trump, siguron kandidaturën e republikanëve për President

E publikuar: 26/05/2016 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati presidencial amerikan, nga ana e republikanëve, Donald Trump ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar nominimin republikan për President të Shteteve të Bashkuara.

Numërimi i tillë për këta delegatë ka arritur kuotën në saj të numrit të vogël të delegatëve të partive të pavarura, shkruan AP, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve delegatët do të jenë pro dhe do ta mbështesin Trumpin në konventën e cila do të mbahet në korrik.

Donald Trump, i cili mundi 16 pretenduesit e tjerë republikanë, thuhet se ka 1,238 delegatë – një më shumë se sa nevojitet.