Tronditet Barcelona: Al Sadd konfirmon transferin e Xavit (Foto)

E publikuar: 28/03/2015 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Al-Sadd, Abdullah Al-Berik ka konfirmuar se klubi nga Katari do ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Legjenda e Barcelonës, Xavi do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni duke iu bashkuar klubit nga Katari, Al-Sadd.

35-vjeçari tashmë ka takuar zyrtarë të lartë të Al-Sadd dhe marrëveshja është konfirmuar edhe nga trajneri i ekipit, Abdullah Al-Berik.

“Al-Sadd ka arritur të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, dhe kjo është një fotografi e tij me drejtorin sportiv Muhammed Ghoulam”, shkroi Al-Berik në Instagram. /Telegrafi/Lajmi/