Trepça ’89 ia jep fletlëshimin Argjend Mustafës, ai mund të luajë me Prishtinën edhe në Evropë

E publikuar: 21/06/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina kishte zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Argjend Mustafa, i cili sezonin e shkuar kishte luajtur për Trepçën ’89 para disa jave.

Por lojtari ishte dënuar nga klubi mitrovicas, për mungesë në një ndeshje me Gjilanin.

Mustafa asnjëherë nuk e kishte pranuar dënimin nga klubi, ndërsa Trepça ’89 kishte thënë se nuk do të largohet pa e paguar dënimin që ia kishte shqiptuar klubi.

Por sot klubi mitrovicas ka lëshuar komunikatë duke njoftuar se ka arritur marrëveshje me Prishtinën dhe lojtari do të luajë.

Më poshtë komunikata e plot e Trepçës ’89

Me anë të kësaj komunikate KF Trepça’89 FC njofton të gjithë audiencën se për hir të paraqitjes sa më të mirë të FC Prishtinës në arenën ndërkombëtare, gjen kompromis me FC Prishtinën dhe liron lojtarin në fjalë Argjend Mustafa.

Edhe njëherë ju njoftojmë se nuk ka pas diçka ndërmjet klubeve, por problemi ka qenë te vetë lojtari.

Me dëshirën që FC Prishtina të ketë paraqitje sa më të denjë KF Trepça’89 FC i dëshiron suksese.