Tregtohej kokainë në një lokal të Vlorës, pranga gruas 30-vjeçare dhe një tjetri

E publikuar: 24/10/2019 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kishin përshtatur ambientet e një lokali për përdorim droge dhe tregti kokaine.

Lokali në fjalë ishte i marrë me qira dhe nën administrimin e dy të lartpërmendurve. Kështu, ranë në pranga A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /tch