Tre muaj pastrim, Kosova prapë e papastër

E publikuar: 08/01/2019 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga 15 shtatori e deri me 15 dhjetor thuajse çdo ditë janë organizuar aksione për pastrimin e Kosovës, megjithatë vendi ende vazhdon të jetë i papastër.

Këtë e pranojnë edhe vet ata që kanë qenë pjesë e Task Forcës që është formuar për ta pastruar Kosovën, por se thonë se të paktën është bërë një vetëdijesim i popullatës për rëndësinë e të pasurit një ambient të pastër.

Me qëllim të pastrimit të Kosovës Qeveria ka ndarë edhe buxhet prej 815 mijë eurove, në mënyrë që të realizohet në përpikëri plani operativ që ishte caktuar nga task Forca.

Gjatë kësaj periudhe tre mujore janë pastruar 893 deponi ilegale me mbeturina gjithandej Kosovës.