Transferime të reja dhe rinovime te Llapi

E publikuar: 18/06/2018 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së hënë, Valmir Veliu ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për tre vitet e ardhshme.

18-vjeçari e ka nisur karrierën si futbollist te Shkolla e Futbollit “Liridoni”, ku i kaloi kategoritë e reja. Talenti i tij i shfaqur në ndeshje u vërejt nga klube evropiane. Ai ishte në prova te SV Grodig, ku u dallua si golashënuesi më i mirë, Sunderland, Karlsruher Sport Club.

Në edicionin që lamë pas ishte pjesë e Ramiz Sadikut ku zhvilloi 27 ndeshje në kategorinë e juniorëve dhe realizoi 15 gola, ndërsa luajti edhe për ekipin e parë, ku realizoi disa gola.

Kontratë trevjeçare me Llapin ka nënshkruar edhe Muhamet Hyseni, i cili në janar të këtij viti u transferua te Llapi dhe luajti për Juniorët, ku realizoj nëntë gola dhe i ndihmoi skuadrës të ngritet lartë në pozitën tabelare.

“Krahas prurjeve të reja në skuadër, Llapi ka vazhduar kontratat me futbollistët që bartën barrën kryesore të skuadrës në edicionin që lamë pas”.

“Kapiteni, Hamdi Namani më pas mesfushori kryesor i skuadrës Mentor Zhdrella, mbrojtësi i krahut Benjamin Emini dhe sulmuesi Gentrit Begolli, do jenë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2019!”.

“Pjesa tjetër e futbollistëve që iu ka skaduar kontrata dhe kanë kaluar në klube tjera, FC Llapi i falënderon të gjithë që kanë djersitur fanellën bardhekaltër”, thuhet në një njoftim të klubit në Facebook.

Kujtojmë që gjatë të dielës, Llapi i zyrtarizoi tre lojtarë, Fatbardh Latifi, Shend Kelmendi dhe Albion Osmani. /Telegrafi/