Toronto dhe Portland vazhdojnë serinë e fitoreve

E publikuar: 16/03/2018 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra lidere në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors ka vazhduar me fitore në NBA.

Kanadezët kanë marrë suksesin e 10 radhazi ku kësaj radhe kanë triumfuar ndaj Indiana Pacers 106-99.

Pacers ishin në epërsi në dy çerekét e parë 27-25 dhe 30-24 por Raptors u treguan vendimtar duke bërë kthesë në çerekët e fundit.

Më meritori për këtë fitore të radhës të Raptors ishte Demare DeRozan që shënoi 24 pikë pati katër kërcime e shtatë asistime.

Paraqitje të mirë tek kanadezët kishte edhe qendra Valanciunas me 16 pikë e 17 kërcime si dhe fundori Kyle Lowry që shtoi 13 pikë të tjera.

Collison me 22 pikë dhe Jefferson me 20 tê tjera ishin më efikasit tek vendasit por pikët e tyre ishin të pamjaftueshme për të befasuar Toronton.

Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe Portland Trail Blazers.

‘Viktima’ e 11-të radhazi për Portland ishte finalisti i vitit të kaluar Cleveland Cavaliers që pësoi humbje 113-105.

Cj McCollum ishte më efikasi tek vendasit me 28 pikë e tri asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe fundori Damien Lillard që shtoi 24 pikë të tjera dhe pati nëntë asistime.

Clevelandit nuk i mjaftuan 35 pikët e LeBron Jamesit për ta shmangur humbjen në këtë takim. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Toronto Raptors 99:106

Atlanta Hwaks – Charlotte Hornets 117:129

New York Knicks – Philadelphia 76ers 110:118

Houston Rockets – Los Angeles Clippers 101:96

Memphis Grizzlies – Chicago Bulls 110:111

San Antonio Spurs – New Orleans Pelicans 98:93

Denver Nuggets – Detroit Pistons 120:113

Utah Jazz – Phoenix Suns 116:88

Portland Trail Blazzers – Cleveland Cavaliers 113:105