Thyhen dhe vidhen pajisje mjekësore në dy QMF të Mitrovicës

E publikuar: 08/04/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa personatë panjohur kanë thyer Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe atë të Koshtovës në Mitrovicë.

Në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, njofton Klan Kosova.

Me rastin janë duke u marrë organet e rendit dhe ligjit.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar të dy qendrat dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë.

Po ashtu, ajo ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në parandalimin e këtij virusi, pasi që institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie për kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.