The Guardian: Kosovarët kërkojnë drejtësi për abuzimin seksual të adoleshentës

E publikuar: 09/02/2019 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protestat e organizuara në Prishtinë e Drenas pas raportimeve për abuzimin seksual të 16 vjeçares nga mësimdhënësi, e më pas edhe nga hetuesi policor, i cili e detyroi atë të abortonte kanë marrë edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze britanike “The Gardian” ka raportuar për protestën e sotme në Drenas pas këtij rasti dhe takimin që kryeministri Ramush Haradinaj e pati me zyrtarët e policisë dhe të drejtësisë.

“Adoleshentja besohet se është përdhunuar dy vjet më parë, kur ajo ishte 16 vjeçare. Ajo u keqpërdor nga mësuesi i shkollës së saj në Drenas. Sipas mediave në Kosovë, ajo shkoi për ta raportuar rastin në polici dhe u përdhunua vazhdimisht nga hetuesi i rastit të saj”, shkruan The Guardian, transmeton periskopi.

“The Guardian” tutje shkruan për arrestimin e mësesit, policit dhe gjinekologut.

The Guardian ka shkruar se rasti i adoleshentes ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ku besimi publik në policinë është i madh.

Në artikullin e prestigjiozes britanike përmendet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.